E vetmja skuadër e mbetur në Ligë të Kampionëve nga ndeshjet kualifikuese, Ajaxi përballet me një tjetër të test të vështirë sonte (e mërkurë).
Ajaxi dhe Juventusi kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen e parë mes tyre në kuadër të kualifikimeve në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Në xhiron e fundit, lideri i Holandës u rikthye nga disfata 2 me 1 kundër Real Madridit duke e mposhtur kampionin në fuqi me rezultat 4 me 1 në Spanjë.
Sidoqoftë, “Zonja e Vjetër” regjistroi gjithashtu një rikthim tronditës nga takimi i xhiros së mëparshme duke fituar 3 me 0 kundër Atleticos për të vazhduar tutje me rezultat të përgjithshëm 3 me 2.
Superylli Cristiano Ronaldo është pjesë e linjës startuese nga Max Allegri.
Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Johan Cruijff Arena duke filluar nga ora 21:00./arbresh.info/
Ajax XI: Onana; Veltman, De Ligt, Blind, Tagliafico; Van de Beek, Frenkie de Jong, Schöne; Ziyech, Tadic, Neres.
Juve XI: Szczesny, Pjanic, Ronaldo, Sandro, Matuidi, Mandzukic, Bonucci, Cancelo, Rugani, Bentacur, Bernardeschi.
Osmani takohet me Erdoganin në Budapest
E merr një mesazh nga fëmijët përmes dronit, përlotet Drenus...
Abdixhiku poston fotografitë e kandidatëve për deputetë nga ...
Aliu pret në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë
Kabineti i ri Trump, emrat nën shqyrtim
Kurti: Kemi shpëtuar e restauruar trashëgiminë e vlefshme ku...