Formacionet zyrtare, AC Milan – Ludogorets

19:52 | 22 Shkurt 2018
Arbresh Info

AC Milani dhe Ludogorets kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen kthyese në kuadër të xhiros së 1/32-së në UEFA Evropa Ligë.

Pas fitores 3 me 0 në takimin e parë, Milani është me një këmbë në raundin e ardhshëm, por ata nuk dëshirojnë që të komplimentohen, shkruan portali arbresh.info. Ata tani kanë bërë dhjetë ndeshje si të pamposhtur, me tetë fitore dhe tri barazime në të gjitha kompeticionet.

Skuadra e Gennardo Gattussos ka avantazhin dhe eksperiencë e duhur për të vazhduar tutje.

Ludogorets ka mbajtur portën e pastër në katër ndeshje të Evropa Ligës këtë sezon, por synojnë të rishkruajnë historinë e tyre për të fituar, gjë të cilën nuk e kanë arritur në gjashtë ndeshjet e fundit në fazat eliminuese të këtij kompeticioni.

Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në Giuseppe Meazza duke filluar nga ora 21:05./arbresh.info/

Formacionet zyrtare, AC Milan – Ludogorets

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme