AC Milani synon të vazhdojë edhe sonte (e premte) formën perfekte si të pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit në Serie A.
Empoli është rivali i tyre në San Siro këtë mbrëmje dhe dy skuadrat italiane kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë ndeshje në kuadër të xhiros së 25-të, shkruan portali arbresh.info.
“Rossonerët” kanë humbur pikë duke barazuar 1 me 1 në takimin e parë mes tyre gjatë këtij sezoni, por duke marrë parasysh formën fantastike të sulmuesit Krzysztof Piatek, vështirë se mund të kemi ndonjë befasi sonte.
Piatek ka shënuar gjashtë gola brenda katër ndeshjeve të fundit të tij kompetitive ndërkohë që Milani synon të përforcojë pozitën në top katërshe.
Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 20:30./arbresh.info/
Milan: G Donnarumma; Conti, Romagnoli, Musacchio, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paqueta; Castillejo, Piatek, Calhanoglu
Empoli: Dragowski; Veseli, Silvestre, Dell’Orco; Di Lorenzo, Acquah, Bennacer, Krunic, Pasqual; Farias, Caputo
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...