AC Milani dhe Benevento kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 34-të në Serie A.
Pas një fillimi të tmerrshëm të sezonit, Milani u përmirësua nën udhëheqjen e Gennaro Gattusos që u riktheu në pozitë kualifikuese në Evropë, shkruan portali arbresh.info. Por, pas pesë ndeshjeve pa fitore, shpresat e tyre për të përfunduar në top katërshe thuajse janë shkatërruar.Madje, as pozita e gjashtë nuk është e sigurt për Milanin, për shkak se vetëm tri pikë ndajnë ata dhe Fiorentinan që është e vendosur në pozitën e nëntë.
Megjithatë, forma e Milani në ndeshjet në shtëpi është inkurajuese dhe ata synojnë gjithsesi tri pikë të plota kundër Beneventos që qëndron në fund të tabelës me 15 pikë larg zonës së dëbimit.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në San Siro duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
MILAN (4-4-2): G.Donnarumma; Calabria, Bonucci, Zapata, Rodriguez; Borini, Kessie, Biglia, Bonaventura; Cutrone, André Silva.
BENEVENTO (4-2-3-1): Puggioni; Sagna, Djimsiti, Tosca, Letizia; Cataldi, Sandro; Parigini, Iemmello, Djuricic; Diabaté.
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...