Formacionet e mundshme të Superkupës së Gjermanisë: Bayern – Dortmund

09:56 | 30 Shtator 2020
Arbresh Info

Sonte (e mërkurë) do zhvillohet derbi mes Bayern Munich-ut dhe Borussia Dortmund-it në kuadër të Superkupës së Gjermanisë.

Si Bayern-i ashtu edhe Dortmund-i hyjnë në këtë ndeshje pas humbjeve ndaj Hoffenhiem, respektivisht Augsburg-u, transmeton portali arbresh.info.

Edicionin e kaluar, Bayern-i ishte në nivel shumë të lartë duke qenë i pamposhtur në Ligën e Kampionëve dhe fituar tripletën.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave:

Bayern Munich: Neuer, Pavard, Sule, Alaba, Davies, Kimmich, Goretzka, Gnabry, Muller, Coman, Lewandowski.

Borussia Dortmund: Burki, Can, Hummels, Akinji, Meunier, Brandt, Witsel, Guerreiro, Sancho, Reus, Haaland.

Përballja e ‘zjarrtë’ zhvillohet në “Allianz Arena” dhe nis në ora 20:30./arbresh.info.

Të ngjashme