Google ADS

Formacionet e mundshme të ndeshjes Sampdoria-Napoli

15:34 | 23 Shtator 2021
Arbresh.info

Sampdoria do të zhvillojë sot ndeshje kundër skuadrës së Napolit, e vlefshme kjo për xhiron e pestë të sezonit të ri në Serie A.

Të dy skuadrat rikthehen nga fitoret në xhiron e fundit, ku Napoli e mposhti me rezultat të thellë 4:0 skuadrën e Udineses, kurse Sampdoria shënoi fitore 3:0 kundër Empolit.

Deri tani, pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Napoli zë vendin e tretë në Serie A me gjithsej 12 pikë, një më pak se Interi e Milani që gjenden në kuotën e 13 pikëve.

Në anën tjetër, me një fitore, dy barazime dhe një humbje, Sampdoria zë vendin e 12 në tabelë me gjithsej pesë pikë, aq sa ka edhe gjigandi italian Juventus në pozitën e 13.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Sampdoria (4-4-2): Audero; Bereszynski, Yoshida, Colley, Augello; Candreva, Ekdal, Silva, Damsgaard; Caputo, Quagliarella

Napoli (4-3-3): Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Rui; Anguissa, Elmas, Ruiz; Politano, Osimhen, Lozano /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme