Manchester United është nikoqir i Chelseat për takimin që zhvillohet në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq dhe The Blues do të përballen sot (e shtune) nga ora 18:30 në Old Trafford.
Për këtë takim, Ole Gunnar Solskjaer do të jetë pa Eric Bailly, Jesse Lingard, që janë të lënduar, Anthony Martial me karton të kuq, derisa Mason Greenwood e Harry Maguire janë në dilemë.
Në anën tjetër, Frank Lampard nuk mund të llogarisë vetëm në portierin Kepa Arrizabalaga e Billy Gilmour, që po ashtu janë të lënduar.
Chelsea është aktualisht në vendin e nëntë me tetë pikë, derisa Manchester United pozicionohet në të 15-in me gjashtë sosh me një ndeshje më pak.
Forma aktuale e dy skuadrave: Fitore (F) Humbje (H) Barazim (B).
Forma e Manchester United në Ligën Premier: H,F,H,F
Forma e Manchester United në të gjitha garat: F,F,F,H,F,F
Forma e Chelseat në Ligën Premier: F,H,B,F,B
Forma e Chelseat në të gjitha garat: F,B,H,F,B,B.
Përballjet mes tyre:
Chelsea ka më shumë fitore në kohët e fundit, mirëpo të gjitha kanë ardhur nga FA Cup, derisa e fundit për ta ishte në vitin 2016 në Ligën Premier.
Manchester United në anën tjetër i ka mposhtur The Blues në dy takimet e fundit në ligën angleze me rezultat të përgjithshëm 6-0, derisa Solskjaer mund të bëhet trajneri i parë që nga Sir Matt Busby që i fiton tri ndeshje që nga shtatori i vitit 1965.
Në anën tjetër, Lampard mund të bëhet trajneri i parë në histori të Chelseat që i humbë tri ndeshje radhazi përballë Djajve të Kuq.
Chelsea nuk ka fituar në Old trafford që nga viti 2013 dhe strategu i ri i bluve do të tentojë të thyejë këtë mallkim.
Formacioni i mundshëm i United: De Gea; Wan-Bissaka, Tuanzebe, Maguire, Telles; McTominay, Fred; Greenwood, Fernandes, Rashford; Cavani
Formacioni i mundshëm i Chelseat: Mendy; James, Silva, Zouma, Chilëell; Jorginho, Kante; Mount, Havertz, Pulisic; Werner.
Parashikimi: Manchester United 2-1 Chelsea. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...