Formacionet e mundshme të derbit: Milan – Roma

12:10 | 28 Qershor 2020
Arbresh Info

Sot (e diele) do të zhvillohet derbi mes AC Milan-it dhe AS Romës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 28-të të Seria A.

Dy skuadrat janë duke u munduar të hyjnë në Evropë, pra Roma është duke ‘luftuar’ për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, kurse “Rosonerët” synojnë Evropa Ligën, transmeton portali arbresh.info.

Te vendasit do mungojnë Duarte, Ibrahimovic, Kjaer dhe Musacchio, shkaku i lëndimit, kurse mysafirët do jenë pa Lopez dhe Zaniolo-n.

Formacionet e mundshme:  

AC Milan (4-2-3-1): Donnarumma, Conti, Gabbia, Romagnoli, Hernandez, Kessie, Bennacer, Castillejo, Çalhanoglu, Bonaventura, Rebic.

AS Roma (4-2-3-1): Mirante, Zppacosta, Smalling, Mancini, Kolarov, Veretout, Cristante, Under, Pellegrini, Kluivert, Dzeko.

Derbi do zhvillohet me dyer të mbyllura në “San Siro” dhe nis në ora 17:15./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme