Liverpooli do të synojë të vazhdojë me fillimin e tyre perfekt edhe kur ata të presin Chelsean në raundin e tretë të ‘League Cup’ mbrëmjen e sotme (e mërkurë).
Skuadra e Jurgen Kloppit pret “Blutë” në Anfield për ndeshjen në kupë para se të përballen me kundërshtarin e njëjtë në ndeshjen në vikend në kuadër të Premierë Ligës, transmeton portali arbresh.info.
Formacioni: 4-3-3
Alisson Becker ka qenë vazhdimisht në detyrë te porta deri tani, por Klopp ka konfirmuar se Simon Mignolet do të startoj në ndeshjet për ‘League Cup’.
Në mbrojtje, Klopp pritet të bëjë ndryshme me Nathaniel Clynen dhe Alberto Morenen për t’i dhënë për herë të parë titullin si startues.
Ndërkohë, në qendër të mbrojtjes pritet të jenë Joel Matip dhe Dejan Lovren, i cili konsiderohet i gatshëm pavarësisht problemit që e ka dëmtuar që nga fillimi i verës.
Në mesfushë, Jordan Henderson pritet të jetë një pozitë së bashku me lojtarët e transferuar gjatë verës – Naby Keitan dhe Fabinhon.
Në linjën frontale, Xherdan Shaqiri padyshim pritet të jetë startues dhe kjo do të ndodhë për herë të dytë këtë sezon gjatë të cilit ka regjistruar dy asistime gjatë në fitores 3 me 0 kundër Southamptonit në vikend.
Kosovari besohet të jetë i vendosur në vend të Mohamed Salahs, i cili mund të jetë në dispozicion vetëm nga bankina ndërkohë që Sadio Mane dhe Roberto Firmino mund të luajnë në pozitat e tyre të zakonshme./arbresh.info/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë