Italia përballet sot me Uellsin nga ora 18:00.
Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Uellsit do të përballen sot nga ora 18:00, raporton lajmi.net.
Italia ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të para në Grupin A, ndërsa Uellsit ka katër pikë.
“Azzurët” kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër, ndërsa Uellsi ka nevojë për të paktën një pikë për të siguruar kualifikimin.
Roberto Mancini pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin e italianëve, ndërsa Uellsi do të hyjë me 11-shen më të mirë.
Formacioni i mundshëm i Italisë:
Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Acerbi, Emerson; Verratti, Cristante, Barella; Bernardeschi, Belotti, Chiesa
Formacioni i mundshëm i Uellsit:
Ward; Roberts, Mepham, Rodon, Gunter, Williams; Morrell, Allen; Bale, Wilson, James. /Lajmi.net/
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg