Formacionet e mundshme, Genk – Napoli

12:16 | 2 Tetor 2019
Arbresh Info

Arkadiusz Milik dhe Hirving Lozano duket se do të udhëheqin linjën frontale te Napoli në ndeshjen kundër Racing Genk në Ligë të Kampionëve mbrëmjen e sotme (e mërkurë).

Milik dhe Lozano me gjasë do të zëvendësojnë Dries Mertens dhe Fernando Llorenten pasi të dy kanë startuar në fitoren 2 me 1 të Napolit ndaj Brescias vikendin e kaluar por dështuan për të shënuar, transmeton portali arbresh.info.

Përveç kësaj, Carlo Ancelotti pritet të thërras kapitenin Lorenzo Insigne dhe mbrojtësin Kalidou Koulibaly, i cili në të kaluarën ka qenë lojtar i Genkut.

Ndërkohë, kampionët belg kanë një fytyrë të njohur – atë të Ianis Hagi.

Hagi është djali i legjendës së Rumanisë dhe ish lojtarit të Brescias, Gheorghes, dhe ka luajtur më parë te Fiorentina./arbresh.info/


Formacionet e mundshme:

  • Racing Genk: Coucke; Maehle, Lucumi, Dewaest, Uronen; Hrosovsky, Hagi, Berge; Ito, Samatta, Ndongala
  • Napoli: Meret; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Callejon, Allan, Fabian, Insigne; Lozano, Milik
  • Gjyqtari: Kovacs

Të ngjashme