Formacionet e mundshme: Everton – Manchester United

12:05 | 1 Mars 2020
Arbresh Info

Sot (e diele) do të zhvillohet ndeshja mes Everton dhe Manchester United, e vlefshme për javën e 28-të në Premierë Ligë.

“Djajtë e Kuq” do mundohen të marrin avantazhin nga barazimi i Chelseas me Bournemouth dhe t’i afrohen top katër, transmeton portali arbresh.info.

Nga ana tjetër, Everton në krye me Carlo Ancelottin gjithashtu është duke ‘luftuar’ për ndonjë vend që të dërgon në Evropa dhe do bëjnë më të mirën për të mos lëshuar pikë në shtëpi.

Formacionet e mundshme:

Everton (4-4-2): Pickford, Coleman, Keane, Mina, Baines, Iwobi, Delph, Sigurdsson, Bernard, Calver-Lewin, Richarlison.

Manchester United (4-2-3-1): De Gea, Wan- Bissaka, Lindelog, Maguire, Shaw, Fred, Matic, Greenëood, Fernandes, James, Ighalo.

Kujtojmë që ndeshja nis në ora 15:00./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme