Atletico Madrid do të mirëpresë kampionët italianë të Juventusit në Wanda Metropolitano për ndeshjen e parë të 1/16 së finales të Ligës së Kampionëve.
Juve shihet si favoritë kryesor për të fituar trofeun e çmueshëm të kësaj gare evropiane, por gjigantët e Serie A do të kenë një detyrë të vështirë gjatë ditës së sotme në përballje me të besuarit e Diego Simeones.
Diego Costa dhe Stefan Savic janp rikthyer pas lëndimeve të marra javën e kaluar kundër Rayo Vallecanos dhe pritet të startojnë gjersa nuk dihet nëse do të luajë mbrojtësi Lucas Hernandez.
Në anën tjetër, Zonja e Vjetër nuk do të ketë shërbimet e Juan Cuadrados, por do të luajnë Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci si dhe Joao Cancelo dhe Alex Sandro.
Në dy takimet e fundit mes këtyre dyja ekipeve, madrilenët kanë një fitore dhe një ndeshje ka përfunduar e barabartë.
Atletico Madrid: Oblak; Arias, Godin, Gimenez, Luis; Koke, Rodri, Thomas, Saul; Griezmann dhe Morata.
Juventus: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Sandro; Pjanic, Matuidi, Khedira; Ronaldo, Dybala dhe Mandzukic. /Telegrafi/
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!