Manchester City dhe Liverpooli do të përballen sot (e shtunë) në kuadër të gjysmëfinales së FA Cup.
Ndeshja që fillon në ora 16:25, do të luhet në “Wembley Stadium”, me dy skuadrat që synojnë finalen.
Për këtë ndeshjes, Citizens kanë dyshime në Kevin de Bruynen, Kyle Walkerin dhe Cole Palmer, që mund të mos paraqiten në këtë sfidë.
Në anën tjetër, The Reds kanë dyshime te Mohamed Salah dhe Diogo Jota.
Analizë
Manchester City
Ndeshja e së mërkurës me Atletico Madridin pati një kosto me Kyle Walker dhe Kevin De Bruyne që të dy u lënduan. I pari pësoi atë që dukej si një lëndim i rëndë në këmbë.
Ruben Dias të paktën ishte në bankinë pas gjashtë javësh i lënduar, por ai as që sugjeroi se nuk është plotësisht në formë. Prandaj, fillimi i tij të shtunën do të ishte një rrezik.
It’s #FACup semi-final day!
? West Ham Women
? @VitalityWFACup
⏰ 12:15 KO
? Chigwell Construction Stadium? Liverpool
? @EmiratesFACup
⏰ 15:30 KO
? Wembley Stadium pic.twitter.com/LYLGKl2Ovc— Manchester City (@ManCity) April 16, 2022
Liverpool
Jurgen Klopp ishte në gjendje të pushonte pothuajse të gjithë ekipin e tij të parë kundër Benficas në mesjavë, kështu që ata do të jenë më të freskët se Manchester City të shtunën.
Ibrahima Konate dhe Joel Matip janë në garë për një vend në qendër të mbrojtjes pas Virgil van Dijk.
Luis Diaz, Roberto Firmino dhe Diogo Jota po luftojnë për të startuar në treshen e parë së bashku me Sadio Mane dhe Mo Salah.
Salah dhe Jota po përballen me disa dhimbje, por do të ishte një tronditje nëse do të humbisnin paraqitjen në Wembley.
? ? ? ? ? ? ? ?
An #EmiratesFACup semi-final at Wembley against Man City awaits! Let’s do it ✊?#WalkOn pic.twitter.com/k28Qc1LNdg
— Liverpool FC (@LFC) April 16, 2022
Statistika
Man City ka fituar 18 nga 20 ndeshjet e fundit (FA Cup).
Liverpool ka fituar katër ndeshjet e fundit (FA Cup).
Man City ka shënuar të paktën dy gola në tetë nga nëntë ndeshjet e fundit (FA Cup).
Man City ka shënuar mbi 2.5 gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Liverpoolit në të gjitha garat.
Man City ka shënuar të paktën dy gola në tre ndeshjet e fundit kundër Liverpoolit në të gjitha garat.
Man City është i pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit kundër Liverpoolit në të gjitha garat.
Parashikim
Liverpooli parashikohet të fitojë me rezultat komod në këtë ballafaqim.
Formacionet e mundshme
Manchester City: Ederson, Cancelo, Stones, Laporte, Ake, Gundogan, Rodri, Silva, Jesus, Grealish, Sterling.
Liverpool: Alisson, Robertson, Van Dijk, Matip, Alexander-Arnold, Thiago, Fabinho, Henderson, Mane, Firmino, Salah. /Telegrafi/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist