Gjigantët holandez të Ajaxit do të mirëpresin kampionët aktual evropian dhe botëror Real Madridin në Amsterdam.
Reali do të mundohet të përfundoj gjithçka qysh në takimin e parë të 16-të të finales së Ligës së Kampionëve.
Madrilenët kanë pasur shumë probleme këtë sezon, por skuadra e Santiago Solarit gajtë javëve të fundit po korr rezultate pozitive, transmeton Telegrafi.
Nga ana tjetër, Ajax është i pranishëm në këtë fazë të garave për herë të parë që nga sezoni 2005-06.
Ajaxi kanë humbur gjashtë ndeshjet e fundit kundër Los Blancos, duke pranuar njëzet gola dhe ka shënuar vetëm dy herë.
Te dyja skuadrat pritet që të startojnë me formacionet më të mira të mundshme gjatë mbrëmjes së sotme në ora 21:00.
Ajax: Onana; Mazraoui, Blind, De Ligt, Tagliafico; Schone, De Jong, Van de Beek; Neres, Tadic dhe Ziyech.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Reguilon; Casemiro, Modric, Kroos; Lucas, Benzema dhe Vinicius.
Horoskopi ditor, zbuloni çfarë parashikojnë yjet për shenjën...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Gjykata e BE-së: Çdo grua afgane mund të aplikojë për azil n...
FIFA kërkon që dy sporte të reja të përfshihen në Lojërat Ol...
Rreth 30 familje detyrohen të evakuohen si pasojë e përmbytj...
Forcat ukrainase godasin me dronë kamikaz rafinerinë ruse në...