Formacionet e finales së UEFA Superkupës mes dy skuadrave angleze janë publikuar.
Liverpooli dhe Chelsea kanë bërë të ditur skuadrat e tyre për ndeshjen finale në UEFA Superkupës këtë mbrëmje (e mërkurë) në Stamboll, shkruan portali arbresh.info.
Dy gjigantët nga Premierë Liga kanë siguruar dy trofetë më të mëdhenj evropian këtë vit dhe tani kanë shansin për të shtuar edhe një tjetër trofe mjaftë të rëndësishëm në kabinetin e tyre.
Te Liverpooli është rikthyer në skuadër Sadio Mane ndërkohë që shans i është dhënë edhe Chamberlain.
Xherdan Shaqiri është në dispozicion vetëm nga bankina, por trajneri Jurgen Klopp pritet të shfrytëzojë kosovarin për disa minuta gjatë fraksionit të dytë.
Nga ana tjetër, skuadra e Frank Lampard synon të rikthehet nga disfata tronditëse 4 me 0 kundër Manchester United.
Ndeshja mes Liverpoolit dhe Chelseas zhvillohet në stadiumin “Vodafone Park” dhe fillon në ora 21:00./arbresh.info/
Formacionet e finales:
Liverpool: Adrian, Gomez, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Milner, Henderson, Oxlade-Chamberlain, Mane, Salah.
Chelsea: Kepa, Azpilicueta, Emerson, Zouma, Christensen, Jorginho, Kante, Kovacic, Pulisic, Pedro, Giroud.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...