Juventusi dhe AC Milani kanë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes finale mes tyre pasditen e sotme (e mërkurë).
Dy gjigantët në Serie A kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin madhështor mes tyre në Arabi Saudite për Superkupë të Italisë, shkruan portali arbresh.info.
Cristiano Ronaldo është në kërkim të trofeut të tij të parë me fanellën e Juventusit pas 15 golave të shënuara deri tani si një lojtar i kampionit italian qysh pas transferimit të tij nga Real Madridi që tronditi botën e futbollit.
Ata përballen me skuadrën e Gennaro Gattusos, e cila është kualifikuar në këtë finale pasi përfundoi si nënkampion ndaj “Zonjës së Vjetër” sezonin e kaluar në Kupë të Italisë.
Ndeshja mes tyre zhvillohet në stadiumin King Abdullah dhe fillon në ora 18:30./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...