Formacionet e finales së Kupës Audi: Bayern Munich – Tottenham

19:35 | 31 Korrik 2019
Arbresh Info

Bayern Munichu dhe Tottenhami kanë publikuar formacionet zyrtare për finalen e Kupës Audi.

Gjiganti anglez përballet me kampionin e Bundesligas mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në Gjermani për finalen e Kupës Audi, shkruan portali arbresh.info.

“Spursët” arritën në finale pasi mposhtën dje me rezultat 1 me 0 skuadrën e Real Madridit në këtë turne dy ditor.

Nga ana tjetër, nikoqiri i kësaj ndeshje – Bayern Munichu mposhti me rezultat të thellë 6 me 1 skuadrën e Fenerbahces ndaj të cilës Thomas Muller u tregua i pamëshirshëm duke shënuar hat-trick.

Ndeshja mes dy skuadrave luhet në stadiumin Allianz Arena dhe fillon në ora 20:30./arbresh.info/

https://twitter.com/FCBayernEN/status/1156618024314494976

https://twitter.com/SpursOfficial/status/1156618073610305541

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme