Google ADS

Formacionet bazë, Real Madrid – Celta Vigo

15:17 | 16 Mars 2019
Arbresh Info

Zinedine Zidane rifillon detyrën e tij si trajner në Real Madrid pasditen e sotme (e shtunë).

Celto Vigo është rivali i Real Madridit në Bernabeu sot dhe të dy skuadrat spanjolle kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre, shkruan portali arbresh.info.

Në janar të vitit 2016, Zidane e nisi me një fitore të thellë 5 me 0 detyrën e tij si një trajner i ‘Los Blancos’ dhe një rezultat i tillë do të ishte i jashtëzakonshëm për tu arritur.

https://twitter.com/realmadrid/status/1106921612601933825

Isco është rikthyer në skuadër dhe ashtu kanë bërë edhe yjet e tjerë si Marcelo dhe Gareth Bale.

Thibaut Courtois po ashtu është lënë jashtë fushe për shkak se porta i është besuar portierit Keylor Navas.

Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 16:15./arbresh.info/

Formacioni i Real Madrid
Formacioni i Celta Vigos

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme