Google ADS

Forma e lojtarëve aktual dhe prurjet e reja: Shqipëria zhvillon testin e vështirë në miqësoren ndaj Spanjës

09:22 | 26 Mars 2022
L G

Shqipëria do të jetë sonte mysafir i Spanjës në ndeshjen që zhvillohet në kuadër të miqësoreve.

Përballja që fillon në ora 19:45, do të luhet në stadiumin ‘ RCDE Stadium’ në Barcelonë.

Kjo sfidë do të jetë mjaft e mirë për kuqezinjtë, pasi do të jetë një test i vërtetë për ndeshjet që vijnë në Ligën e Kombeve.

Edy Reja do të ketë shansin e vërtet t’i testoj prurjet e reja dhe formën e lojtarëve aktual, duke synuar të nxjerrin një rezultat pozitiv.

Natyrisht se edhe Spanja do të synojë të jap më të mirën, andaj do të jetë një ndeshje për të mos e humbur. /Telegrafi/

Të ngjashme