Los Angels Lakers kanë mbetur të dytit gjersa pas tyre janë edhe kampionët aktual të NBA-s, Golden State Warriors.
Skuadra e New York Knicks është klubi më i vlefshëm në ligën më të fortë në botë në saje të katër miliardë dollarëve, sipas listës së revistës “Forbes”.
Kjo e fundit ka raportuar se vlera e njujorkezëve është rritur me 11 për qind në krahasim me vitin e kaluar për shkak të rinovimit të Medison Sqaure Garden për një miliard dollarë, i cili prodhoi një sërë të ardhurash të reja dhe kjo është hera e katërt radhazi që janë në krye të listës.
Nicksat janë më të mirët, pavarësisht rezultateve më të këqija që po marrin këtë sezon, ku të martën në mbrëmje pësuan humbjen rekord të 15-tën rresht, gjegjësisht kanë 43 pësime kundrejt dhjetë fitoreve.
Los Angeles Lakers ka mbetur e dyta me 3.7 miliardë dollarë, një rritje prej 12 për qind nga viti kaluar.
Kampionët në fuqi, Golden State Warriors renditen të tretit me 3.5 miliardë dollarë, Chicago Bulls me 2.9 sosh dhe Boston Celtics me 2.8 miliardë dollarë.
Ndryshe, vlera mesatare e një klubit të NBA-s është 1.9 miliard dollarë, një rritje prej 13 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...