Google ADS

‘Football Meets Data’: Ngritën Kosova dhe Shqipëria

14:10 | 17 Tetor 2024
Q L

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, më 24 tetor do të publikojë renditjen e re të kombëtareve.

Sipas faqes së specializuar ‘Football Meets Data’, Kombëtarja e Kosovës, do të ngritët për tri pozita.

Dardanët aktualisht ndodhen në vendin e 104-të derisa në renditjen e re thuhet se Kosova do të pozicionohet në atë të 101.

Kosova gjatë këtij muaji arriti dy fitore, duke mundur në udhëtim Lituanin (1-2), derisa në ‘Fadil Vokrri’ mundi Qipron (3-0).

Ndërkohë, në renditjen e re që do të publikohet pas pak ditësh, ngritje ka edhe tek Kombëtarja e Shqipërisë.

Kuqezinjtë do ngjiten në pozitën e 65 në botë, nga vendi i 67 që mbajnë për momentin

Shqipëria gjatë këtij muaji ka zhvilluar dy ndeshje. U mund në udhëtim tek Çekia, derisa skuadra shqiptare mposhti Gjeorgjinë në ‘Air Albania’./rtk/

Të ngjashme