Roma ka mësuar sot kundërshtarin e ardhshëm në Ligën e Evropës.
Nga shorti i tërhequr, Roma dhe Sevilla janë vënë përballë njëra tjetrës, në një që pritet të jetë nga ndeshjet më interesante të fazës së ardhshme.
Pasi ka mësuar kundërshtarin, disa fjalë ka thënë edhe trajneri i Romës, Paulo Fonseca, i cili konsideron Sevillën si një nga skuadrat më të forta të mbetura në garë.
“Ata janë një nga skuadrat më të forta në këtë kompeticion, njoh edhe trajnerin e tyre. Ata janë në pozitën e katërt në La Liga dhe janë shumë të fortë” ka thënë Fonseca, transmeton lajmi.net.
“Do të shohim. Ndeshja e parë është gjithmonë suhmë e rëndësishme. Tani, avantazhi është te Sevilla të cilët luajnë ndeshjen e parë në shtëpi” ka shtuar trajneri i Romës.
Dy ndeshjet mes Romës dhe Sevillës do të luhen më 12 dh 19 mars.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person