Roma do të pres Interin të dielën në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A.
Giallorosët janë në pozitën e tretë me 33 pikë, tri më pak se rivali i tyre i ardhshëm Interi që zë vendin e dytë.
Trajneri Paulo Fonseca ka thënë se skuadra e tij dëshiron vendin e dytë dhe për ta marrë atë duhet të triumfojë të dielën ndaj Interit.
“Ishte e rëndësishme që fituam ndaj Crotones. Është e rëndësishme për ne që të fitojmë të gjitha ndeshjet, pa marrë parasysh kundërshtarët”, deklaroi Fonseca.
“Interi është një ekip i bukur dhe do të jetë tjetër ndeshje nga ajo me Crotonen, por ne duam të fitojmë atë”
“Qëllimi është t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, edhe ndaj skuadrave të mëdha dhe pa marrë parasysh se na pret një lojë e vështirë, ne duam fitoren ndaj atyre”, deklaroi Fonesca.
Roma është dalluar këtë edicion për lojë të mirë,teksa në 16 ndeshje ka shënuar 10 fitore, tri barazim e tri disfata, ku njëra nga to në tavolinë.
Giallorosët do të përballen me Neroazzurët të dielën me fillim nga ora 12:30 në Olimpico. /Telegrafi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...