Fonseca jep lajmin e madh për tifozët e Milanit: Leao do të fillojë nga minuta e parë

21:13 | 4 Nëntor 2024
D.H

Milan është mysafire e Real Madridit në “Santiago Bernabeu” ditën e nesërme në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Para kësaj ndeshje në konferencë për media ka dal trajneri, Paulo Fonseca, shkruan Arbresh.info.

Para se të ndalej te ndeshja ai fillimisht ngushëlloi të gjithë ata që humbën familjarët në tragjedinë e Valencias.

“Si fillim shpreh ngushëllimet e mia për viktimat e aksidentit në Valencia. Është e vështirë të shihet se çfarë ndodhi. Mendimet tona janë me njerëzit e prekur në këtë kohë tragjike. Në Itali kishim diçka të ngjashme, të pakrahasueshme, por jemi me populli i Valencias”, tha ai.

Më tej, Fonsecna u shpreh se këtë ndeshje do të hyjnë shumë të motivuar si dhe tregoi nëse Leao do të luaj nga minuta e parë.

“Ne i qasemi një ndeshje si kjo me shumë motivim, si një mundësi e madhe. Ne po përballemi me një skuadër që zakonisht është skuadra që është kandidate për të fituar Ligën e Kampionëve”.

“Sinqerisht, unë gjithmonë mendoj dhe përpiqem të rrënjos te lojtarët dëshirën për të fituar. Nesër nuk do të jetë ndryshe. Unë gjithmonë mendoj për fitoren, duke e ditur se Reali është një ekip i jashtëzakonshëm, por mendoj vetëm për të fituar”.

“Leao do të fillojë nga minuta e parë. Ajo që zakonisht pritet prej tij është të jetë vendimtar në ndeshje”, tha Fonseca për Rafael Leao.

Për fund pati lavde për trajnerin madrilen, Carlo Ancelotti.

“Carlo është një pikënisje për mua. Ai është trajneri më i mirë në botë; gjithçka që ai thotë është e rëndësishme dhe ia vlen të dëgjohet”, përfundoi ai.

Ndeshja mes Real Madrid e Milan nis nga ora 21:00, ditën e nesërme./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme