Paulo Fonseca ka pranuar se Milani ka luajtur sigurt dhe nuk ndërmori mjaftueshëm rreziqe në barazimin pa gola 0-0 ndaj Juventusit, por insistoi se ata fund ta fitojnë Scudetton.
Fishkëllimat e shumta të tifozëve pas përfundimit të ndeshjes në ‘San Siro’ e bën të qartë se sa të palumtur ishin ata me paraqitjen më shumë se sa me rezultatin.
Ndaj një Juventusi të plagosur me shumë lëndime, ‘Rossonerët’ nuk ia dolën të krijojnë pothuajse asnjë rast të rrezikshëm për gol.
“Është e natyrshme se kur nuk fiton do të ketë fishkëllima. Unë jam tifoz, e kuptoj se nuk është mirë të shkosh në stadium dhe të shohësh një spektakël si ky. I kuptoj shumë tifozët në këtë aspekt”.
“Mendoj se ishte një ndeshje shumë taktike nga të dyja skuadrat. Ne treguam shumë respekt për Juventusin dhe Juventusi tregoi shumë respekt për ne, kjo çoi tek një ndeshje ku nuk u ndërmorën shumë rreziqe”, ka thënë Fonseca.
“Ne e dimë se Juventusi mbrohej shumë mirë, kështu që nuk ishte e lehtë të krijonim shanse ndaj tyre”.
“Mundësitë që patëm për të sulmuar shpejt, ne as nuk ndërmorëm rrezik as nuk morëm vendime të gabuara”.
“Nuk është e lehtë të luash ndaj tyre, por situatat kur ne mund të krijonim diçka ne gabuam në ndonjë pasim ose zgjodhë opsionin e gabuar”.
“Mendoj se në aspektin defanziv kemi bërë mirë, mos harroni se Juventusi shënoi katër gola në këtë stadium ndaj Interit disa javë më parë”, përfundoi ai./Telegrafi/
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...