Google ADS

Fonseca e largoi shqiptarin nga frika e përjashtimit

13:00 | 24 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Marash Kumbulla është rikthyer në formacionin titullar te Roma dhe luajti kundër Cagliarit nga minuta e parë.

Por mbrojtësi shqiptar nuk luajti një nga ndeshjet e tij më të mira.

Në mediat italiane përmendet pjesa e surprizimit të Kumbullën në golin e parë të Cagliarit që erdhi në minutën e 59.

Vetëm një minutë më vonë do të humbiste qetësinë për t’u ndëshkuar me kartonin e verdhë. Ndërkohë trajneri Fonseca ka ndërhyrë menjëherë për të zëvendësuar Kumbullën dhe për të vendosur në vendin e tij Ibanez.

Në këtë mënyrë ka shpëtuar edhe ndëshkimin e një kartoni të dytë të verdhë të mundshëm për Kumbullës, ndërsa zgjedhjet e bëra rezultuan të duhurat nga trajneri pasi Roma fitoi në shifrat 3-2 kundër Cagliarit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme