Google ADS

Fonda publikon listën e lojtarëve të Superligës së Kosovës, rikthehet ylli kosovar, Edon Zhegrova

12:19 | 18 Mars 2024
L G

Kombëtarja e Kosovës sot janë grumbulluar  në kampin e tyre ku para nisjes së tyre për në Yerevan të Armenisë,  selektori i Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur një konferencë për media, para fillimit të seancës stërvitore që do të mbahet në ora 16:00 në kampin Nacional në Hajvali.

Ndeshja miqësore mes Dardanëve dhe Kombëtares se Armenisë, do të zhvillohet ne stadiumin “Vazgen Sargsyan Republican Stadium” më 22 mars.

Pas kësaj ndeshje Dardanët do të zhvendosen në Budapest, për testin e dyte të këtij muaji kundër Hungarisë ku ndeshja do te zhvillohet në stadiumin “Puskás Aréna” në Budapest, shkruan Arbresh.Info.

Ditë më parë, selektori Foda publikoj listën e lojtarëve të ftuar për këto miqësore, ku emra të rinj të ftuar janë Drilon Hazrollaj i cili po shkëlqen në Superligën e Kosovës, si dhe portieri i KF Llapit, Ilir Avdyli.

Nga Superliga e Kosovës, përveç Hazrollajt dhe Avdylit, në liste janë edhe Lumbardh Dellova e Ilir Krasniqi, duke çuar në pese numrin e të ftuarve të cilët luajnë në futbollin vendor.

Emra si Meriton Korenica, i cili është rikthyer nga liga turke në atë të Kosovës, tek skuadra e FC Ballkanit, Muhamet Hyseni, i cili në ndeshjen e fundit të Kosovës arriti t’i shënojë gol Zvicrës vetëm pas 10 minuta të inkuadrimit të tij në lojë.

Përveç këtyre, në listë mungon edhe Ermal Krasniqi, i cili është duke kaluar në një formë shumë të mirë tek Rapid Bukureshti në Rumani.

Ndërsa në listë, bie në sy rikthimi i yllit kosovar Edon Zhegrova.

Këto  dy miqësore janë sfidat e para të Përfaqësueses së Kosovës në drejtimin e trajnerit gjerman, bashke me stafin e tij.

Foda, gjatë konferencës ka shprehur optimizëm për këto dy ndeshje miqësore ndërsa pret aktivizim të madh nga lojtarët.

Përveç këtyre dy miqësorëve, Kosova do të zhvillojë edhe një miqësore tjetër me 5 qershor ndaj Norvegjisë./Arbresh.Info/

Të ngjashme