Në ditën e ndeshjes Spanjë-Francë, Adrien Rabiot i bëri me dije Lamine Yamalit se duhet të bëjë më shumë në nivel personal nëse dëshiron të kualifikohet në finale të Euro 2024.
Sensacioni spanjoll nuk preferoi që t’i kundërpërgjigjej yllit të Juventusit menjëherë, por e la që përgjigjen ta jap me paraqitjen e tij në fushë.
Dhe pikërisht këtë e bëri, pasi Yamal në minutën e 21-të realizoi një gol spektakolar për të barazuar rezultatin në 1-1.
Ky gol bëri që 16-vjeçari të futet në histori të Kampionatit Evropian si golashënuesi më i ri ndonjëherë.
Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit në Munich, kamerat u drejtuan tek Yamal, i cili duket se i dërgoi një mesazh Rabiotit pas komenteve të tij.
Ai bërtiti ‘Habla! Habla!’ që në gjuhën shqipe do të thotë ‘Fol tani! Fol tani!’.
Pra Yamal dhe Spanja patën fjalën e fundit në këtë çështje teksa tani do të fillojnë përgatitjet për finalen e madhe që do të mbahet më datë 14 korrik.
‘Furia e Kuqe’ tani do të presë fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinalist Holandë-Angli për të mësuar kundërshtarin në finale./Telegrafi/
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...