Një nga talentët më të mëdhenj të Manchester City, Brahim Diaz, më herët zyrtarizoi kalimin e tij tek Real Madrid.
Lojtari ishte i pakënaqur me numrin e minutave që iu dha në dispozicion dhe zgjedhi të kthehet në vendlindjen e tij.
Tashmë, si lojtari më premtues në skuadër mbetet padyshim mesfushori Phil Foden.
Ylli anglez është paraqitur në ndeshjen e fundit të “Citizens”, në FA Cup, kundër Rotherham ku edhe shënoi gol.
Foden ka bërë të ditur së fundmi se nuk do të ndjek hapat e shokut të tij, Diaz, por është i përkushtuar që të zë një vend në formacionin bazë të Manchester City.
“Të gjithë janë të ndryshëm. Unë e shoh vetën duke luajtur këtu” ka thënë fillimisht Foden.
“Është zgjedhja e tyre (Sancho, Diaz).Kjo tregon forcën e skuadrës që kemi, se sa të mirë janë lojtarët” ka thënë tutje anglezi.
“Është e vështirë të futesh, por të gjithë provojmë për më të mirën” ka thënë ndër të tjerash Foden.
Është e ditur se Foden është shumë i pëlqyer nga Guardiola. Trajneri më herët kishte thënë për lojtarin se i kujton vetën e tij kur ishte i ri.
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...