Google ADS

Foden: Ne i kemi fituar të pesë trofetë, por tani puna nuk ka përfunduar

16:06 | 26 Dhjetor 2023
D.H

Manchester City do të luaj ndeshjen e radhës në Premier League ndaj Evertonit, në kuadër të xhiros së 19-të.

Para ndeshjes me Evertonit, Phil Foden ka folur rreth suksese të Manchesterit këtë sezon, shkruan Arbresh.info.

“Ne i kemi fituar të pesë trofetë, por tani puna nuk ka përfunduar. Ne e kemi bërë këtë, por duam ta bëjmë përsëri, ju të gjithë e dini se sa të mira janë kohët kur fitojmë gjëra dhe si festojmë dhe duam sërish këtë ndjenjë”, tha fillimisht ai.

Tutje shtoi se ai është i uritur të vazhdojë me fitore.

“Jemi gjithmonë të uritur për të vazhduar të fitojmë, kështu që kjo është ndeshja dhe kur luan për Manchester Cityn nuk ndalet. Gjithmonë duhet të fitosh, Unë nuk mendoj se ka merita të mjaftueshme. Është jashtëzakonisht e vështirë dhe kaq kërkuese, të luash lojën çdo tre ditë dhe nga gjithë ajo përpjekje të thuash që e kemi bërë këtë është shumë mirë”, ka shtuar ai. “Është hera jonë e parë që mund të fitojmë një dhe duhet të sigurohemi që nuk është hera e fundit”.

Ai beson se suksesi do të vazhdoj edhe këtë sezon.

“Ne duam të vazhdojmë të ndërtojmë mbi këtë. Tani që e kemi fituar, e dimë se çfarë duhet dhe do të kemi përvojën për herën tjetër kur të shkojmë në fazat e mëvonshme. Shpresoj që ne të vazhdojmë të ecim si klub dhe të përmirësohemi”, përfundoi ylli anglez. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme