Anglia luan nesër sfidën gjysmëfinale ndaj Holandës në kuadër të çerekfinales së Euro 2024.
Para ndeshjes ka folur lojtari i Manchester Cityt, Phil Foden i cili ka vazhduar të lavdërojë punën e selektorit anglez Gareth Southgate.
“Ishte ndeshja e tij e 100-të kundër Zvicrës, ishte një arritje e madhe për të. Disa nga djemtë thoshin se donin ta bënin fitoren për të. Gareth, duke qenë Gareth, nuk foli për veten: ai tha se ishte gjëja më pak e rëndësishme të fitosh në mënyrën se si bëmë, na jep atë besim shtesë dhe atë unitet që na nevojitet brenda dhe ne jemi si një familje e vërtetë. Unë mendoj se ju mund ta shihni atë në fushë”, tha Foden.
Southgate është një ndër selektorët më jetëgjatë në historinë e kombëtares angleze.
Ai është pjesë e stolit të ‘Tre Luanëve” që nga viti 2016./Arbresh.info/
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë