Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka thënë se është i etur për sfidën e re me Dardanët.
Foda në një intervistë që ka dhënë për “Kronen Zeitung” ku ka folur për kushtet që ka ekipi i Kosovës dhe synimet që ka.
“Atje ka qendrën e saj stërvitore me një fushë ekskluzivisht për ekipin kombëtar, dhe ekipet e të rinjve dhe femrat stërviten në një fushë tjetër me bar. Në ndërtim e sipër është edhe një hotel ku do të akomodohen lojtarët. Ekziston edhe një stadium i vogël me 13,000 vende që aktualisht është duke u rinovuar”, u shpreh Foda.
“Ne kemi pasur tashmë takime online dhe do të udhëtojmë shumë në javët e ardhshme për të vëzhguar dhe njohur lojtarët”, vazhdoi Foda.
Ai pritet të udhëtojë drejt Spanjës, Francës, Gjermanisë, Anglisë, Turqisë dhe Zvicrës për të mbikqyrur lojtarët kosovarë ku luajnë me ekipet e tyre.
“Sigurisht që do ta shikoj edhe Ligën e Kosovës, atje ka shumë talente interesante”, tregoi ai.
Ish-trajneri i Sturm ka marrë tashmë pikëpamje fillestare të ekipit të tij në javët e fundit.
“Është një ekip emocionues dhe interesant, tani është koha për të njohur karakterin e ekipit”.
“Tani mund të provojmë disa gjëra të tjera, pastaj duhet të gjejmë shpejt një ekip. Ne duam të arrijmë ngjitjen në Ligën B dhe të arrijmë vendin e dytë në kualifikimet e Kupës së Botës”, tha Foda, i cili supozohet se do ta drejtojë kombin e vogël ballkanik në një ngjarje të madhe për herë të parë.
“Nuk do të jetë e lehtë, por nuk është kështu për asnjë vend, shihni Italinë. Tani duam të zhvillojmë dhe përmirësojmë më tej ekipin”.
Foda ka nënshkruar për dy vite dhe tashmë ka pasur oferta të ndryshme.
“Aty ishin Belgjika, Turqia, Irani dhe Egjipti. Ndonjëherë nuk ishte e drejtë, pastaj vendosnin për një kandidat tjetër. E përdora mirë pushimin, reflektova dhe analizova shumë dhe përmirësova anglishten time”, përfundoi Franco Foda.
Përndryshe, Franco Foda është prezantuar te Kosova me datën 17 shkurt./Klankosova.tv.