Foda për Jasharin: Ka pasur paraqitje të mira, ka një dinamikë të mirë, nuk përjashtohet mundësia që të jetë titullar

18:05 | 14 Tetor 2024
D.H

Selektori i Kosovës, Franco Foda ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes me Qipron.

Trajneri gjerman ndër të tjera ka folur rreth mungesës së mesfushorit, Elvis Rexhbeçaj, raporton Arbresh.info.

Muharrem Jashari po kalon një formë të mirë tek skuadra LNZ Cherkasy në Ukrainë dhe futbollisti nga Mitrovica, mund ta zëvendësoj atë.

“Nuk mund të them se kush do ta zëvendësojë Rexhbeçajn. Muharrem Jasharin e kemi vëzhguar dhe ka pasur paraqitje të mira, ka një dinamikë të mirë, por është me tipare të tjera nga ai. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që të jetë titullar, por këtë do të vendosim pas stërvitjes së sotme”, tha Foda.

Jashari ka realizuar dy gola dhe dhuruar tre asistime në këtë fillim me skuadrën ukrainase.

Kujtojmë se Kosova sfidën ndaj Qipros e luan nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”./Arbresh.imfo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme