Foda: Kishim 40 deri 50 lojtarë në listë, vendosëm për ata që na kanë magjepsur

12:49 | 18 Mars 2024
KRG

Selektori i ri i Kosovës, Franco Foda ka dhënë arsyet e tij se përse nuk janë ftuar disa lojtarë të Kosovës, që aktualisht janë duke pasur një formë mjaft të mirë me skuadrat e tyre.

Përzgjedhësi gjerman i Dardanëve ka zbuluar se kanë pasur një grup të lojtarëve prej 40 deri në 50 sosh, derisa ka treguar edhe arsyen pse ka zgjedhur këta të fundit.

“Ne kemi udhëtuar shumë. Në Bukuresht ishte ndihmësi im. Kemi pasur një grup prej 40-50 lojtarë.Por ne jemi përcaktuar për lojtarët që na kanë magjepsur më shumë. Gjithsesi secili prej këtyre lojtarëve duhet të tregojë më të mirën”, tha Foda.

Kombëtarja e Kosovës sot janë grumbulluar  në kampin e tyre ku para nisjes së tyre për në Yerevan të Armenisë,  selektori i Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur një konferencë për media, para fillimit të seancës stërvitore që do të mbahet në ora 16:00 në kampin Nacional në Hajvali.

Ndeshja miqësore mes Dardanëve dhe Kombëtares se Armenisë, do të zhvillohet ne stadiumin “Vazgen Sargsyan Republican Stadium” më 22 mars.

Pas kësaj ndeshje Dardanët do të zhvendosen në Budapest, për testin e dyte të këtij muaji kundër Hungarisë ku ndeshja do te zhvillohet në stadiumin “Puskás Aréna” në Budapest, shkruan Arbresh.Info.

/Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme