Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur për mediat para ndeshjes që ‘Dardanët’ do ta luajnë nesër (e hënë) ndaj Qipros.
Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e saj të dytë në kuadër të Ligës së Kombeve, me synimin që ta lë anash humbjen e dhimbshme me rezultat 3-0 ndaj Rumanisë në Prishtinë.
Në lidhje me këtë ndeshje, Foda ka thënë se ai dhe stafi tij e kanë analizuar mirë kundërshtarin duke i cilësuar ata si një ekip me lojtarë të fortë.
“I kemi analizuar ndeshjet e Qipros dhe ndeshjen e fundit ndaj Lituanisë. Ka lojtarë të fortë, por sonte në mbrëmje do shfaqen pikat e forta dhe të dobëta të Qipros dhe do shohim se çfarë do të sjellë ndeshja”.
“Pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Rumanisë në shtëpi, ne kemi bërë një analizë të asaj përballje, mirëpo tani jemi fokusuar për ndeshjen ndaj Qipros”, ka thënë shkurtimisht Foda.
Kjo nuk do të jetë hera e parë për Kosovën që do të ballafaqohet me Qipron, pasi me këtë kundërshtar është takuar dy herë më parë pikërisht në Ligën e Kombeve, ku në të dyja ndeshjet kanë triumfuar ‘Dardanët./Telegrafi/
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri