Franco Foda ka folur për media para ndeshjes me Qipron, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ai foli për pritshmëritë në ndeshje ndaj Qipron, raporton Arbresh.info.
“Ne e dimë që tani trajneri i Qipros është ndërruar, duhet tani të bëjmë sikur lojën e fundit me Lituaninën me energjinë e njëjtë dhe dimë që Qipro luan një lojë dinamike, mirëpo kemi energji për këtë lojë dhe do ta fitojmë”, tha Foda.
Më tej ai tregoi mangësinë e vetme të Kosovës ndaj Lituanisë
“Lojën e kaluar kemi kaluar cilësi jemi munduar sa më herët që të fusim në presion Lituaninë, kemi pasur topin nën kontrolll kemi pasur një mangësi pasi kemi mundur të shenojmë me shumë gola”, vazhdoi tutje.
Gjermani theksoi se synim është vetëm vendi i parë në grup.
“Natyrisht se nuk jemi të kënaqur me vendin e dytë. Do të bëjmë gjithçka deri në fund që të dalim të parët nga ky grup”, deklaroi Foda.
Kosova nesër e luan ndeshjen e radhës ndaj Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...