Franco Foda ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes miqësore që Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvilloj përballë Hungarisë të martën mbrëma.
Trajneri gjerman i Kosovës duke thënë se mezi presin përballjen me Hungarinë në stadiumin Puskas Arena që pritet të jetë i stërmbushur.
“Jemi duke u përgatitur për një ndeshje mjaft të rëndësishme. Kemi fituar ndaj Armenisë me epërsi minimale, por ka mundur të jetë fitore më e thellë. Megjithatë shënuam fitore, ndërsa tani na pret një ndeshje tjetër e rëndësishme. Mezi presim të paraqitemi në ndeshjen kundër Hungarisë në një stadium që pritet të jetë i mbushur”, tha fillimisht Foda
Përzgjedhësi i Kosovës ka thënë se nuk do të jetë e lehtë pasi përballë kanë një përfaqësuese shumë të fortë, por që ai ka besim te grupi i tij dhe do të paraqiten mirë.
“Nuk do të jetë e lehtë, luajmë kundër një ekipi shumë të fortë. Ne zhvilluam ndeshje të mirë ndaj Armenisë, kemi skuadër që ka aftësi teknike”.
“Por do të jetë e vështirë përballja ndaj Hungarisë që udhëhiqet nga një trajner që ka treguar paraqitje të mira siç është Marco Rossi. Ne mbesim skuadër e fortë dhe kemi besim te grupi ynë”.
“Ndeshja me Hungarinë ishte aranzhuar para se unë të bëhesha trajner i Kosovës. Por ne duhet të përballemi ndaj kundërshtarëve të tillë, pasi është niveli ku ne synojmë të arrijmë dhe të luajmë në të ardhmen. Ne kemi besim dhe do të luajmë me besim përballë Hungarisë”, tha Foda.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...