Foda flet për lëndimet e Rashicës dhe Rrahmanit

23:54 | 15 Tetor 2024
D.H

Kosova fitoi me rezultat bindës 3-0 ndaj Qipros ndeshjen e xhiros së katërt në Ligën e Kombeve.

Pas ndeshjes në konferencë për media doli trajneri, Franco Foda, raporton Arbresh.info.

Ai ndër të tjera ka folur edhe për lëndimet e Rashicës dhe Rrahmani.

“Fatkeqësisht pati një lëndim të lehtë në muskul, Amir Rrahmani gjithashtu ka pësuar një lëndim të lehtë dhe nuk deshëm t’i rrezikojmë për ndeshjet me ekipet e tyre”, deklaroi Foda.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme