Çmimi i aksioneve te Juventusi është rritur për 20 për qind pas rikthimit të tyre në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Atleticos.
Juventusi nisi ditën e sotme (e mërkurë) në Borsa Italiana me 1.58 euro – një rritje prej 24 për qind në krahasim me shumën 1.22 euro të mbyllur mbrëmjen e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Kjo vjen vetëm tri javë pas rënies së çmimit të aksioneve të “Zonjës së Vjetër” pas disfatës prej 2 me 0 ndaj Atleticos në takimin e parë mes tyre në kuadër të xhiros së 1/8-ës në Ligë të Kampionëve.
Një hat-trick nga Cristiano Ronaldo i siguroi atyre një fitore me rezultat 3 me 0 duke u rikthyer nga disavantazhi për të vazhduar në çerekfinale.
Vetëm kualifikimi në këtë fazë i garanton “Zonjës së Vjetër” të paktën 10.5 milionë euro./arbresh.info/
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...