Për futbollistët afrikanë është ëndërr të largohen nga kontinenti i tyre dhe të zbarkojnë në Evropë. Madje, ka prej tyre që shkojnë në qiellin e shtatë vetëm për faktin se do të luajnë në Kosovë. Të tillë janë edhe dy futbollistët nga Ruanda, Ange Mutsinzi dhe Djabel Manishimwe, të cilët po fluturojnë nga gëzimi që do t’i bashkohen pas disa ditësh Llapit. Ata mezi presin ta marrin rrugën drejt vendit tonë, ku synojnë të arrijnë suksese me klubin kosovar
Dyshja e Rayon Sports nga Ruanda, Ange Mutsinzi (mbrojtës) dhe Djabel Manishimwe (mesfushor), pritet ta marrin rrugën drejt Kosovës për t’iu bashkuar klubit të futbollit, Llapi, shkruan sot gazeta Zëri.
Të dy raportohet se janë në bisedime të avancuara me ekipin kosovar dhe pritet të udhëtojnë për ta finalizuar transferimin pas ndeshjes që do ta zhvillojë Ryan Sports në CAF Condederation Cup, Grupi D, ndaj ekipit nga Tanzania, Young Africans të mërkurën që vjen, respektivisht më 29 gusht në “Kigali Stadium”.
Mbrojtësi qendror i talentuar Mutsinzi i është bashkuar ekipit “Blues” nga AS Muhanga në vitin 2016, ndërsa Manishimwe ishte transferuar nga Isonga tre vjet më parë.
“Bisedimet janë duke vazhduar, paksa më qetë. Pas ndeshjes kundër Young Africans javën tjetër, unë do të udhëtoj drejt Kosovës për t’i finalizuar bisedimet e që t’u nënshtrohem kontrolleve mjekësore dhe ta nënshkruaj kontratën. Po e pres vizën dhe dokumentet e tjera të udhëtimit”, ka thënë Mutsinzi gjatë fundjavës që shkoi për “Sunday Sport”.
“Ta nënshkruaj një kontratë profesioniste në Evropë është një ëndërr që po bëhet realitet, diçka që gjithmonë e kam dashur. Ndoshta do të has në vështirësi për t’u adaptuar në ditët ose në javët e para, por e di se do të bëj gjithçka që të përshtatem shpejt dhe të vazhdoj me suksese në klubin e ri”, shtoi ai.
Manishimwe, nga ana e tij, thotë se i ka finalizuar bisedimet me klubin e ri Llapin dhe se nuk do t’i nënshtrohet ndonjë prove para se ta nënshkruajë kontratën muajin tjetër.
“Gjithmonë do t’i jem mirënjohës klubit Rayon, e kam shijuar çdo moment në këtë klub gjatë tre vjetëve të fundit. Lëvizja drejt Kosovës është e mirë për karrierën time”, u shpreh Manishimwe.
Dyshja synon ta ndihmojë ekipin aktual të kualifikohet në çerekfinale të kompeticionit të dytë më të madh për klube në Afrikë, që do të ishte hera e parë për një klub nga Ruanda.
Llapi po mendon ende për përforcime për ta pasur një sezon të suksesshëm dhe synim i llapjanëve është ta fitojnë njërin nga trofetë dhe sezonin e ardhshëm të luajnë në garat evropiane.
Sigurisht, përforcimet nga Afrika do ta pasurojnë klubin nga “Zahir Pajaziti”.
Pas dy ndeshjesh të zhvilluara në këtë fillim sezoni, Llapi gjendet në pozitën e katërt në tabelë me 3 pikë të grumbulluara pasi ka regjistruar një fitore e një humbje. /Zëri/
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...