Boksieri amerikan Floyd Mayweather, 50 fitore e asnjë humbje në ring si profesionist, ka konfirmuar sot se nuk ka asnjë plan që të rikthehet sërish në ring dhe se po i pëlqen shumë detyra e promotorit të eventeve të boksit.
Sot, boksieri i pamposhtur në ring, ka promovuar duelin mes Badou Jack dhe Gervonta Davis përmes kompanisë së tij Mayweather Promotions, por më shumë se kjo sfidë ka bërë bujë deklarata e tij për ofertën që ka marrë për t’u rikthyer në ring.
Mayweather ka deklaruar se mund të fitojë 1 miliardë dollarë nëse zhvillon edhe 3 sfida të tjera në ring, shumë që mund ta fitojë nëse arrin të përballet me emra të njohur të këtij sporti, si Gennady Golovkin apo Saul “Canelo “ Alvarez apo edhe një revansh me Conor McGregor. “Unë nuk kam ndërmend të rikthehem, por nëse e bëj sërish këtë gjë, mund të fitojmë 1 miliardë dollarë nëse zhvilloj disa sfida”, u shpreh Floyd Mayweather.
“Asnjëherë nuk i duhet të ardhmes, emri im është Floyd “Money” Mayweather, por vështirë se mund të rikthehem sërish në ring. Po shijoj këtë jetë prej promotori eventesh dhe nuk kam nevojë për parà edhe pse ato më ngjiten”, u shpreh më tej boksieri amerikan, një prej ikonave të këtij sporti, i pamnposhtur në ring. Në duelin e zhvilluar një vit më parë ndaj McGregor, Floyd Mayweather fitoi rreth 300 milionë dollarë, ndërkohë që është përfolur se mund të duelojë në kafaz këtë vit, në nëj revansh me irlandezin e arteve marciale mikse.
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...