Google ADS

Florian Marku tenton ta sulmojë kundërshtarin gjatë konferencës

15:53 | 23 Shtator 2021
KRG

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka shpërthyer në konferencën për shtyp dhe gjatë ‘përballjes’ me kundërshtarin e tij, Maxim Prodan.

Marku do të ndeshet me ukrainasin Prodan të shtunën mbrëma në stadiumin e Tottenham Hotspur në Londër.

Përballja e Markut me Prodan është e vlefshme për titullin IBF International në kategorinë ‘welterweight’.

Sot është mbajtur konferenca për shtyp para meçit dhe ‘face-off’ apo përballja mes dy boksierëve.

Megjithatë, nuk ka shkuar gjithçka mirë në asnjërën pasi boksieri shqiptar ka shpërthyer në të dy rastet.

Marku e ka ofenduar rëndë kundërshtarin e tij si dhe e ka paralajmëruar që do ta mposhtë atë të shtunën.

Boksieri ynë edhe ka tentuar që ta sulmojë atë, ku për një moment i dha një shtyrje të fuqishme, ndërsa vetëm sigurimi arriti ta ndalë. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme