Boksieri shqiptar, Florian Marku është duke u përgatitur maksimalisht për duelin e 20 shkurtit kundër Rylan Charlton.
Së fundmi, Marku ka postuar në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” një fotografi, duke e përcjellur me një mbishkrim rreth ditës në të cilën do të përballet me Charltonin.
Ai ka falenderuar gjithë përkrahësit e tij dhe ka shtuar se ai do të luftoj për ngjyrat kuqezi, shkruan “Zeri.info”.
“Ju përshëndes të gjithve edhe faleminderit për të gjitha mesazhet që më keni dërguar dhe më dërgoni vazhdimisht. Unë luftoj për veten, për familjen time, edhe për të gjithë ju kudo që jeni përfaqësoj ngjyrat tona Kuq e Zi me krenari kudo nëpër botë. Ne daten 20 shkurt kam sfiden më të rëndësishme në karrierën e boksit deri më tani por keni besim tek unë po përgatitem si kurrë më parë mezi po e pres”, ka shkruar Marku në “Facebook”.
Ballafaqimi mes Markut dhe Charltonit zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën