Florian Marku është zotuar se do t’ua dëshmojë se e kanë gabim të gjithë atyre që i kanë vënë në dyshim aftësitë e tij, pas barazimit kontrovers me Jamie Stewart në meçin e fundit.
Boksieri i pamposhtur shqiptar me bazë në Londër, është duke u përgatitur për meçin e nëntë në karrierë në welterweight – divizioni mes peshës së lehtë dhe asaj të mesme – më 30 janar, kundër Rylan Charlton.
Marku ishte shumë i mllefosur pas barazimit me Stewart në meçin 12 dhjetorit në Londër, pasi ndje se iu bë e padrejtë duke qenë se e mbizotëroi kundërshtarin plotësisht.
Boksieri nga Lushnja e rrëzoi kundërshtarin e tij një herë në rundin e dytë dhe i dha grushte vazhdimisht gjatë tetë rundeve në Wembley, por gjyqtarët habitën me vendimin e tyre kontrovers.
28-vjeçari u detyrua ta pranojë një barazim 76-76 me Stewart.
Marku ishte shumë i mllefosur pas meçit dhe tani ka vendosur të mos humbasë shumë kohë dhe të përgatitet për meçin e nëntë në karrierë.
Dhe ai është i etur për t’ua dëshmuar kritikëve se e kanë gabim kur dyshojnë në aftësitë e tij.
Në një video të publikuar në Facebook, Marku shihet duke e ushtruar dhe thotë: “Do ja mbyll gojën kujtdo qe ka dyshuar ne aftësitë e mia dhe nuk besoi tek unë me date 30 Janar.”
Që prej debutimit në boksin profesionit në vitin 2018, Marku i fitoi shtatë meçet e para, derisa u ndal me një barazim të padrejtë nga Stewart.
Marku do të kërkojë të mbetet i pamposhtur edhe kundër Charlton. /Gazeta Express/
OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza
Hovenier për zgjedhjet në SHBA: Cilido që të jetë rezultati,...
Siguria në Kosovë, temë e diskutimit mes komandantit të KFOR...
Xhorxhia, qarku kryesor Gwinnett numëron votat e hershme
Zonja Meri ka një shpjegim epik pse Trumpi do ta mposhtë Har...
A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut?