Që disa muaj është duke u përfolur për një transfer të mundshëm të Neymar në Real Madrid.
Megjithatë, sipas informacioneve të fundit nga Anglia, në veçanti të gazetës Independent, Kylian Mbappe është synimi kryesor i Florentino Perez, të cilin synon ta transferojë në verën e ardhshme.
Këtë synim e ka edhe trajneri i Real Madridit, pasi që konsideron se Mbappe është një transfer më strategjik. Sidomos pas largimit të Cristiano Ronaldos verën e kaluar, futbollistit më të trofeshëm me Los Blancos i cili garantojë gola për klubin gjatë vitit të kaluar.
Që nga largimi i tij, Madridi e ka humbur fuqinë në sulm, kurse këtë sezon mbetet të shihet se si do të përgjigjet Luka Jovic në sfidën e tij në Santiago Bernabeu. Me Mbappen, Los Blancos do të kishte një lojtar që do të synonte rekordët e Ronaldos, por edhe imazhi i Real Madridit do të luajë këtë rol.
E derisa një lëvizje e tillë këtë verë nuk pritet të ndodh, edhe pse pak muaj më parë Mbappe tregoj shënja se do të largohet nga PSG.
Si rrjedhojë, Neymar nuk do të jetë prioritet i klubit spanjoll as këtë afat por as në verë. Aq më pak që Barcelona mbetet zgjidhje e parë e brazilianit. /GazetaExpress/
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin