Real Madridi ka pësuar një disfatë tronditëse kundër Levantes dhe kjo shfaq që Florentino Perez ka dy vendime të mëdha për të bërë.
Real Madridi u përball me Levanten sot (e shtunë) duke e ditur se ata duhet t’i rikthehen fitoreve pas katër ndeshjeve pa shënuar asnjë gol, transmeton portali arbresh.info.
Lopetegui ka insistuar se nuk i frikësohet shkarkimit nga Perez pavarësisht formës së tyre të tmerrshme duke pretenduar se ai vazhdon të ketë ende përkrahjen e plotë të hierarkisë së klubit.
Por, trajneri i Real Madridit mund të mos falet për shkak të paraqitjes kaotike që skuadra e tij shfaqi sot. ‘Los Blancos nuk pranojnë mediokri. Ata në fakt nuk pranojnë ose tolerojnë performanca si kjo, ku skuadra dukej shumë e zhgënjyer.
Real Madridi ka humbur faktorin e frikës dhe Lopetegui tani besohet se do të jetë subjekt i titujve të ndryshëm për shkarkimin e tij. Spanjolli duket se është plotësisht larg nga Bernabeu dhe derisa një numër i madh trajnerësh janë në dispozicion, ndarja e rrugëve mund të mos jetë befasi tani.
Perez tani duhet të vendos nëse do të vazhdojë kështu apo të bëjë kthesën. Kandidatët në dispozicion mund ta detyrojnë atë të bëjë këtë të fundit.
Antonio Conte kishte kritikët e tij në Chelsea, por ndryshe nga Lopetegui, ai kishte treguar vetën në klub. Ai është një fitues i trofeve gjithashtu, transmeton portali arbresh.info.
Laurent Blanc është shfaqur gjithashtu si një kandidatë. Duke marrë parasysh se sa mirë ka pasur ndikim në PSG, kjo nuk do të ishte aspak befasi.
Por, Perez duhet të bëjë gjithashtu ndryshime madhështore edhe kur bëhet fjalë te skuadra.
Largimi i Cristiano Ronaldos për transferim në Juventus ka lënë një vrimë të madhe në linjën e tyre frontale dhe Mariano Diaz nuk është një zëvendësues i tij.
Real Madridi ka nevojë për magji dhe kjo i duhet atyre shpejtë. Madje edhe Gareth Bale dhe Marco Asensio, dy nga anësorët më të mirë në botë, kanë humbur shkëlqimin e tyre.
Neymar do ishte një zgjedhje. Ai është duke shkëlqyer në Francë te Paris Saint Germaini. Por, Kylian Mbappe dhe Eden Hazard do të ishin po ashtu përforcime shumë të mira.
Disfata e Real Madridit ndaj Levantes i ka dëmtuar shpresat e tyre për të triumfuar në La Liga dhe Perez duhet të bëjë zgjedhjet e tyre para se të jetë vonë./arbresh.info/
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës
Murtezaj për dixhitalizimin e arkave fiskale: Progresi i rad...
Ngritet aktakuzë ndaj Edmond Lajqit për vrasjen e Gjyljeta U...
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...
Zaragoza me replikë për Tuchelin: Futbolli luhet me këmbë jo...