Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez thuhet se ka nisur bisedimet me mbrojtësin e krahut të majtë të Arsenalit, Hector Bellerinin, rreth një transferimi tronditës.
Sipas raporteve nga mediat spanjolle, Philippe Coutinho tashmë ka njoftuar Lionel Messin rreth këtij transferimi të mundshëm, ndërkohë që Perez ka kërkuar të informohet nëse Bellerin është në dispozicion, transmeton portali arbresh.info.
Mbrojtësi i shpejtë spanjoll ka qenë një performues i rregullt te Arsenali qysh pas depërtimit në klub pas kohës së shpenzuar te akademia e tyre si pjesë e të rinjve. Bellerin nisi karrierën e tij te Barcelona para transferimit në Emirates dhe tani mund të rikthehet në shtëpinë e tij për të përfaqësuar rivalin e madh të klubit të tij të vjetër.
Perez është duke kërkuar nënshkrimin me 22-vjeçarin si një zëvendësues të Dani Carvajal.
Çmimi i tij besohet të jetë rreth 35 milionë euro, tarifë që nuk duket aspak e madhe duke marrë parasysh që lojtari ka vitet e tij më të mira ende përpara. Por, Arsenali sigurisht se do të rezistoj për Bellerinin pasi së fundmi është përpjekur për t’i ofruar një kontratë afatgjate që do e mbaj në klub deri më 2023.
Megjithatë, Real Madridi synon të marrë lojtarët që do, ndryshe nga Arsenali që është i njohur për shitjen e tyre pasi të bëhen yje./arbresh.info/
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi