Google ADS

Florentino Perez mendon shkarkimin e Zinedine Zidanes

15:53 | 2 Tetor 2019
Arbresh Info

Pozita e Zinedine Zidane si kryetrajner në Real Madrid raportohet të jetë e pasigurt për shkak se presidenti i klubit Florentino Perez është i pakënaqur me fillimin e sezonit të tyre.

‘Los Blancos’ aktualisht qëndrojnë në krye të La Ligas me 15 pikë pas katër fitore dhe tri barazimeve në shtatë ndeshjet e para të sezonit të ri 2019/20, transmeton portali arbresh.info.

Madridi ka vetëm një pikë pas dy ndeshjeve në Ligë të Kampionëve në fazë të grupeve këtë sezon si pasojë e disfatës 3 me 0 ndaj Paris Saint Germainit dhe barazimit në shtëpi kundër Club Brugge mbrëmjen e së martës.

Bazuar në një raport në Spanjë, Perez është i pakënaqur me formën e skuadrës këtë sezon dhe presidenti tashmë ka përgatitur një listë të shkurtër zëvendësuesish të tij ku përfshinë Mauricio Pochettino, Jose Mourinho dhe Massimiliano Allegri.

Dështimi i Madridit për të nënshkruar me Paul Pogban nga Manchester United dhe mos shitja e sulmuesit të pavendosur Gareth Bale besohet se kanë bërë që raporti mes Perez dhe Zidanes të përkeqësohet.

Gjiganti nga kryeqyteti do të përpiqet për t’iu rikthyer fitoreve pasditen e së shtunës kur ata mirëpresin Granadan në Bernabeu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme