Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është betuar se klubi i tij do të shpenzojë në merkaton e kësaj vere.
Kampioni i Evropës ka pasur një mbyllje të stuhishme të sezonit pasi Zinedine Zidane dha dorëheqje nga pozita e trajnerit në muajin maj, vetëm disa ditë pasi skuadra e tij fitoi trofeun e tretë radhazi në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Golashënuesi më i mirë i klubit, Cristiano Ronaldo iu bashkua Juventusit dhe klubi deri tani ka rekrutuar vetëm talenta të rinj si Alvaro Odriozolan, Vinicius Juniorin dhe Andriy Lunin, që të gjithë tashmë kanë arritur në kryeqytetin spanjoll.
“Ne duhet të përforcojmë të tashmen dhe të ardhmen tonë. Kjo është një skuadër e mrekullueshme që do të përforcohet me disa lojtarë të mrekullueshëm”, ka thënë Perez në një konferencë për shtyp sonte (e mërkurë).
“Ne jemi në periudhën më të pasur të historisë sonë. Ne kemi fituar tituj unik. Ne jemi të shëndoshë institucionalisht, kemi fuqi të fortë financiare dhe kemi mbështetjen e miliona tifozëve”
“Ne synojmë të vazhdojmë me fitore dhe askush nuk duhet të ketë dyshim rreth kësaj. Shumë kanë besuar që ishte e pamundur për të fituar tri herë Ligën e Kampionëve radhazi. Ne jemi Madridi dhe ne gjithmonë kërkojmë më shumë”
Përveç se ‘Los Blancos’ janë përfolur për transferimin e Eden Hazard dhe Courtois, gjiganti spanjoll ka qenë në të kaluar i lidhur edhe me transferimin e Neymarit dhe bashkëlojtarit të tij te PSG, Kylian Mbappes./arbresh.info/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’